E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Më datë 20 Maj, Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike në kuadër të Javës së Inovacionit organizuan konferencën “Media e gjeneratës tjetër”. Në aktivitet u prezantuan risitë e fundit nga bota teknologjike dhe inovacionit të aplikuara në Shqipëri në infrastruktura të ndryshme të transmetimit numerik si ato tokësore, satelitore, CaTv, IPTV, etj. Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera. Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit… Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

AMA publikon të dhëna monitorimi mbi përmbajtjet e transmetuara

Në plotësim të detyrave institucionale dhe në zbatim të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në mënyrë periodike publikon në faqen e vet online të dhëna mbi monitorimin e përmbajtjeve që transmetohen nga subjektet audio dhe audiovizive. Continue Reading AMA publikon të dhëna monitorimi mbi përmbajtjet e transmetuara

AMA i tërheq vëmendjen televizionit kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave… Continue Reading AMA i tërheq vëmendjen televizionit kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”

Promovohet botimi studimor “Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: sfida, paradokse, shpresa”

Të enjten, në ambientet e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, u mblodhën kontribuuesit e botimit shkencor: “Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: sfida, paradokse, shpresa”, për të promovuar daljen në qarkullim të vëllimit. Ky studim është pasardhës i konferencës me po të njëjtin titull që u zhvillua në muajin nëntor të vitit të kaluar. Continue Reading Promovohet botimi studimor “Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: sfida, paradokse, shpresa”

AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi.
Continue Reading AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

AMA miratoi rregulloren për transmetimin pa shpërblim të informacionit me interes të lartë

Në mbledhjen e datës 04.04.2016, bordi Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA ka diskutuar dhe mbi projektrregulloren e re të transmetimit pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë. Kjo rregullore iu nënshtrua më parë dhe procesit të konsultimit publik me grupet e interesuara. Continue Reading AMA miratoi rregulloren për transmetimin pa shpërblim të informacionit me interes të lartë

AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në vijim të shpalljeve të publikuara për plotësimin e vendeve vakantë në Këshillin e Ankesave, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi emërimin znj. Monika Stafa për pozicionin e Kryetarit, si dhe emërimin e z. Urim Bajrami për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave, pranë AMA-s. Më herët AMA kishte votuar për z. Erald Kapri, si anëtar i këtij Këshilli. Continue Reading AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara