AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016,  miratoi Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”.

Transmetimet komunitare janë transmetime audio për komunitetin të cilat: ofrohen për zhvillimin social dhe përmbushjen e interesave të komunitetit; qe reflektojnë nevojat kulturore, gjuhësore, etj.; kanë karakter informues, edukativ dhe argëtues; mbështeten në punën vullnetare të pjesëmarrësve të komunitetit; krijojnë mundësi për të lejuar aksesin më të madh të mundshëm të gjithë pjesëmarrësve të komunitetit; kanë struktura menaxhuese, përfaqësuese të komunitetit të cilit i shërbejnë etj.

Përmes kësaj rregulloreje subjektet e interesuara orientohen e mbështeten në qartësimin e procedimit për fitimin e licencës, si p.sh. karakteristikat e shërbimit audio të komunitetit; standardet për programet; plani i frekuencave; shpallja e procedurës së licencimit; dokumentacioni i aplikimit; kriteret e vlerësimit të tyre etj.

Kjo rregullore është një hap më shumë drejt plotësimit të kuadrit nënligjor të Ligjit 97/2013 Për Mediat Audio dhe Audiovizive dhe hyn në fuqi menjëherë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 04. 04. 2015

Perpara Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara