E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe KPM organizojnë takim konsultativ për aktet nënligjore rregullatore për ofrimin e shërbimeve mediatike në rrjete kabllorë dhe internet

AMA dhe KPM organizojnë takim konsultativ për aktet nënligjore rregullatore për ofrimin e shërbimeve mediatike në rrjete kabllorë dhe internet

Ditën e premte, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy autoriteteve, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive u zhvillua takimi mes një përfaqësie nga AMA dhe një përfaqësie nga Komisioni i Pavarur i Medieve (KMP) në Kosovë. Në takim ishin pjesmarrës z. Adnan Merovci Kryetar i Komisionit të KPM-së, i shoqëruar nga parfaqësues të lartë të Komisionit, nga ana e AMA, në takim ishin z. Sami Nezaj Zëvendëskryetar i Autoritetit, Z. Dritan Xhelili, Drejtor i Kabinetit dhe Z. Enkelejd Lamaj, Drejtor Juridik dhe Licencave.
Qëllimi takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave mes dy autoriteteve dhe konsultimi për aktet nënligjore rregullatore për ofrimin e shërbimeve mediatik në rrjete kabllore dhe internet. Z. Nezaj përshëndeti bashkëpunimin mes autoriteteve duke e cilësuar si të vlefshëm dhe shprehu kënaqësinë e AMA-s që mirëpriste kolegët nga Kosova. Temat kryesore që u diskutuan ishin ajo e harmonizimit të legjislacionit sekondar për operatorët e autorizuar për ripërsëritjen e programeve audio/audiovizive. Mënyra e tarifimit të tyre, përcaktimi i zonës së mbulimit etj ishin problemet kryesore, që përfaqësuesit e AMA-s diskutuan me përfaqësuesit e KPM-së për pyetjet konkrete dhe dhanë referencë rregulloret e miratuara tashmë nga AMA në lidhje me këtë çështje. Po ashtu temë diskutimi ishte edhe procesi i digjitalizimit, proces që Kosova po përgatitet të hyjë, ku, po ashtu, AMA dha eksperiencën e saj për deri ku është arritur.
Më pas, u diksutua parimisht edhe për probleme të përbashkëta si ajo e të drejtës së autorit edhe matja e audiencës.
Të dyja palët u shprehën të kënaqura për takimin duke e vlerësuar frytdhënës, dhe u ra dakord që takime të tilla konsultuese të ishin më të shpeshta.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 25 mars 2016

Perpara Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara