Gjatë muajit shtator, lajmet politike kanë zënë hapësirën më të madhe në edicionet informative të mediave audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, pas lajmeve politike me 15.84%, renditen lajmet sociale me 11.73%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare me 10.84%.
Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.