E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Turi i konsultimeve për ndryshime në Rregulloren e Autorizimeve vijon në qarkun e Durrësit e Tiranës

Tryezat e konsultimit publik, kanë vijuar në qytetet e Durrësit dhe Tiranës me operatorë të autorizuar nga AMA. Këto konsultime, bëhen për të diskutuar ndryshimet që propozon Autoriteti i Mediave Audiovizive në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.  Në ndryshimet e propozuara parashikohen kritere të reja lidhur me marrjen e autorizimit, masa […]

Konsultimet publike për ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve, Krasniqi: E kënaqur për dakordësinë që patëm me subjektet në Qarkun e Elbasanit

Në kuadër të propozimeve që Autoriteti i Mediave Audiovizive ka përgatitur për projektaktin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”, Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka vijuar konsultimet publike me OSHMA-të në Qarkun e Elbasanit.  Në këtë takim subjekteve të autorizuara ju paraqitën propozimet për ndryshimet, […]

Ndërhyrje e AMA-s dhe Policisë së Shtetit ndaj një rasti të transmetimeve të paligjshme audiovizive në qytetin e Kukësit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë me sukses një tjetër operacion të synuar kundër piraterisë audiovizive, duke identifikuar dhe ndaluar një aktivitet të paligjshëm në qytetin e Kukësit. Gjatë kontrolleve të kryera në terren, në kuadër të […]

AMA në tryezën e RTSH: Bashkëpunimi institucional për një media publike moderne dhe në shërbim të qytetarëve

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe përkushtimit për të garantuar një media publike të qëndrueshme dhe profesionale, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) mori pjesë në tryezën gjithëpërfshirëse të organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), me temë “RTSH – Sfidat e sotme dhe vizioni për të ardhmen”, zhvilluar  sot, më 9 korrik 2025. Kjo nismë […]

AMA vijon konsultimet publike për ndryshimet në rregulloren e autorizimeve: Tryezë me operatorët në Dibër

Në zbatim të kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka përgatitur projektaktin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren ‘Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve’”, e miratuar fillimisht me vendimin nr. 99, datë 07.06.2017. Ky projektakt synon të përmirësojë […]

AMA nis Konsultimin Publik për ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve: Masa të reja mbrojtëse për të drejtën e transmetimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur për konsultim publik ndryshimet e propozuara në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”. Për këtë qëllim, sot kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka ftuar në një tryezë diskutimi operatorët audiovizivë të Kukësit. Në këtë tyrezë janë diskutuar propozimet për ndryshime, të cilat parashikojnë kritere të […]

Transpozimi i EMFA dhe DSA në Shqipëri: tryezë pune me stafin e AMA-s dhe ekspertin e KiE-së

Roli i Autoritetit të Mediave Audiovizive në mbrojtjen e lirisë së medias, garantimin e pluralizmit, sigurimin e pavarësisë editoriale, transparencën e pronësisë mediatike dhe rregullimin e reklamave shtetërore, si edhe përafrimi me praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së për rregullimin e tregut audioviziv dhe online, ishin në fokusin kryesor të një tryeze […]

Matja e Shikueshmërisë, kryetarja e AMA-s takon drejtorin e përgjithshëm të TIAK

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, priti në  një takim Drejtorin e Përgjithshëm të TIAK, një  kompani jofitimprurëse, që mat shikueshmërinë në Turqi dhe jo vetëm. Gjatë bisedës interes i veçantë është treguar mbi një instrument të domosdoshëm në ditët e sotme si Matja Shumëekranëshe (telefon, tablet, televizion etj), për të njëjtin […]

Keqinformimi në fushën e mjekësisë mbledh në një tryezë ndërinstitucionale drejtues të lartë, Krasniqi: Keni mbështetjen e AMA-s për çdo nismë që premton rregullimin e situatës

Mbrojtja e shëndetit publik dhe lufta kundër dezinformimit shëndetësor bëri bashkë në një tryezë ndërinstitucionale kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Ilir Proda, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini si dhe mjekë të njohur e media. Në këtë tryezë të rrumbullakët […]

UNESCO prezanton gjetjet e studimit për Shqipërinë, mbi Platformat e Rrjeteve Sociale dhe Mediat Online. Krasniqi: Kemi hedhur hapa konkret ligjor dhe po përgatisim ndryshime të tjera

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e punës me temë, “Platformat Digjitale dhe Qeverisja e Mediave Online në Shqipëri”, organizuar në Tiranë nga UNESCO. Me falënderimet për iniciativat e UNESCO-s, që po udhëheq një debat global mbi qeverisjen e Platformave Digjitale, kryetarja e AMA-s ka ndarë në këtë tryezë potencialin e […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara