Thirrjet për djegien e selisë së Partisë Demokratike, AMA gjobit televizionin për nxitje të dhunës

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur një televizion, pasi gjatë një debati televiziv është transmetuar një deklaratë që bënte thirrje për djegien e selisë së Partisë Demokratike, SHQUP-it. Rasti lidhet me diskutimin për thyerjen e selisë së PD-së në Shkodër nga studentët, ku një prej të pranishmëve është shprehur: “Mirë ia kanë bërë, flakën t’ia vënë dhe asaj. T’ia vënë dhe SHQUP-it këtu njëherë.”

Deklarata e shfaqur në ekranin televiziv është bërë publike në faqen e Instagramit të kryetares së AMA-s, përmes një videoje të animuar. Në këto materiale nuk identifikohet televizioni, por evidentohet vetëm shkelja e kryer.

Vendimi për gjobitjen e televizioneve për nxitje të dhunës ka shkaktuar reagime të ndryshme ditët e fundit, ndërsa nuk kanë munguar akuzat se masat e marra nga AMA mund të cenojnë lirinë e fjalës.

Ndërkaq, në videot e publikuara në faqen e kryetares, Autoriteti i referohet ligjit nr. 97/2013, i ndryshuar, i cili ndalon transmetimet që justifikojnë dhunën dhe detyron mediat të respektojnë etikën dhe të mos transmetojnë programe që mund të nxisin vepra penale.

Perpara Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 6)

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara