Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 6)

Folësi 1: Erdhi dita që nxënësit e tu të tregojnë vendin. Do ta gjejmë targën e makinës së burrit tënd. Deri tek adresa e shtëpisë.

Kërcënimi i bërë nga një drejtuese të sistemit arsimor u bë live. Ndërkohë gazetarja në studio nuk reagoi. Nuk distancoi veten dhe televizionin. Ligji numër 97/2013, i ndryshuar. Neni 4, pika 2, shkronja dh, thotë: operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga parimi: moslejimi i transmetimeve që justifikojnë dhunën. Neni 33, pika 1, shkronja d , Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik, dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

Perpara Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 7)

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara