Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi sot një takim me operatorët e allotmentit të zonës Tiranë Durrës. Ky takim vijon në vazhdën e takimeve konsultuese që Autoriteti po ndërmerr dhe do të vijojë deri në implementin e plotë të procesit të digjitalizimit në vend.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë disa ankesa për shkelje të Kodit të Transmetimit gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e një 12-vjeçari, në fshatin Palasë të Himarës, ngjarje e cila ka ndodhur më datë 17/08/2016.
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012 “Për miratimin e strategjisë së kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të fushatës së informimit mbi procesin e digjitalizimit, ditën e martë, më datë 19.07.2016 zhvilloi një takim konsultativ me të gjithë ofruesit e shërbimit audioviziv që operojnë në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Siç ka lajmëruar edhe Radio Televizioni Shqiptar, në fillim të muajit tetor fillon procesi i digjitalizimit për këtë allotment.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e Këshillit të datës 18 korrik 2016 miratoi Projekt-Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio. Kjo rregullore, tanimë përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat e licencimit për dhënien e licencës së transmetimit audio, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi ditën e enjte, 26.05.2016, një takim konsultativ me subjekte televizive, ku në fokus ishte mënyra se si përdoret gjatë transmetimeve audiovizive hapësira e reklamave dhe komunikimeve tregtare.
AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik Ditën e mërkurë, më 25.05.2016, u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, z. Gentian Sala dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, z. Thoma Gëllçi. Ky ishte kontakti i parë zyrtar mes dy institucioneve, që pas zgjedhjes së drejtorit të ri […]
Më datë 20 Maj, Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike në kuadër të Javës së Inovacionit organizuan konferencën “Media e gjeneratës tjetër”. Në aktivitet u prezantuan risitë e fundit nga bota teknologjike dhe inovacionit të aplikuara në Shqipëri në infrastruktura të ndryshme të transmetimit numerik si ato tokësore, satelitore, CaTv, IPTV, etj.
Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera. Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit […]
Sanksion me gjobë për përmbajtjen e emisionit « E DIELA SHQIPTARE »