E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive akordon 5 milion lekë për solidarizim me të dëmtuarit nga tërmeti

Në situatën e rëndë që ka krijuar tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, vendosi të akordojë fondin prej 5 milion lekësh të reja në ndihmë dhe në shërbim të familjeve më të prekura nga pasojat.

Në Ditën e Flamurit, AMA, tregon mbështetje dhe solidaritet me të gjithë ata që u goditën nga lëkundjet e tërmetit, si dhe për të gjithë ata që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar sa më shumë njerëz të rrezikuar, që të lehtësojnë dhimbjet dhe të qetësojnë situatën e paprecedentë, në rikthimin sa më parë të normalitetit në zonat e prekura.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

28 Nëntor 2019

Perpara NJOFTIM PËR MEDIAN

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara