Balanca gjinore në median audio dhe audiovizive: Meshkujt zënë përqindjen më të lartë të të punësuarve

Të dhënat e publikuara në Buletinin Periodik të AMA-s, për vitin 2022, tregojnë se gratë e angazhuara në OSHMA zënë pothuaj 1/3 e të punësuarve në këto subjekte. Sipas statistikave përqindja më e lartë e të punësuarve në televizione, radio dhe kabllorë, është meshkuj.

Respektivisht në televizione raporti mes femrave dhe meshkujve është 39% me 61%; në radio 40% e të punësuarve janë femra dhe 60% meshkuj ndërsa në kabllorë diferenca është më e madhe, 30% me 70%.

Të dhënat sigurohen nga operatorët e tregut audio dhe audioviziv dhe pasi përpunohen,  publikohen në Buletinin Periodik të AMA-s i disponueshëm edhe online, në https://ama.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/AMA-BULETINI-PERIODIK-9.pdf

Ky Buletin është një bazë e mirë të dhënash që pasqyron më së miri, vit pas viti, panoramën e plotë të dinamikës së tregut mediatik audio dhe audioviziv, por gjithashtu ndihmon me informacione të sakta çdo student, studiues dhe çdo të interesuar mbi tregun audioviziv në Shqipëri.

Perpara Monitorimi i Përmbajtjeve: Gjatë muajit tetor, në edicionet informative, mbizotërojnë lajmet ndërkombëtare

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL