Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Stakeholder Forum 2026, një forum që mblodhi rregullatorë të medias, përfaqësues të televizioneve dhe radiove, organizata të Unionit të lidhura me sektorin, si dhe aktorë të industrisë, në kuadër të një dialogu mbi “Pluralizmin e medias dhe qëndrueshmërinë e saj në një peizazh […]
Muaji gusht ka prodhuar më shumë lajme me tematikë sociale në mediat audiovizive. Sipas të dhënave të përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, lajmet sociale zënë 18.88% të totalit të lajmeve të transmetuara. Ato ndiqen nga lajmet ndërkombëtare me 13.38%, ndërsa lajmet politike zënë 12.80% të hapësirës informative në […]
Siguria e fëmijëve në mjedisin digjital kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve. Sipas një raporti të UNICEF-it, rreth 1 në 5 fëmijë të moshës 12–17 vjeç që përdorin internetin ka përjetuar të paktën një formë të shfrytëzimit ose abuzimit seksual të lehtësuar nga teknologjia gjatë një viti. Gjetjet bazohen në të dhëna nga 21 […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në takimin e 13-të vjetor të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Vendeve të Detit të Zi (BRAF), zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Temë kryesore e këtij takimi ishte “Inteligjenca Artificiale në Media dhe Rregullim”. Kryetarja e AMA-s ishte pjesë e panelit “E ardhmja e […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka identifikuar dhe dokumentuar teknikisht një server të paautorizuar të skemës së “cardsharing”, i cili mundësonte qasje të paligjshme në transmetimet e koduara të operatorëve televizivë DigitAlb, Tring dhe RTSH. Infrastruktura e shërbimit ishte e vendosur pranë kompanisë pritëse të serverëve, Hetzner Online GmbH, me seli në Gjermani. Pas identifikimit të […]
Në një seri prej shtatë infografikash prezantohen gjetjet kryesore të një sondazhi të realizuar nga Bashkimi Europian, mbi ndikimin e përdorimit të ekraneve dhe rrjeteve sociale në shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve. Sipas të dhënave, adoleshentët kalojnë mesatarisht rreth 4,5 orë në ditë para ekranit gjatë ditëve të javës dhe mbi 6 orë në ditë […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e çmimit “Gazetaria mbron jetën”, organizuar nga MentBest, Aleanca Kundër Depresionit dhe Comunity Center for Health and Wellbeing. Kjo nismë synon të njohë dhe të promovojë raportimin e përgjegjshëm mediatik mbi vetëvrasjen dhe shëndetin mendor në Shqipëri. Në këtë aktivitet u nënvizua […]
Matjet e monitorimit të mbulimit live të protestës në 12 televizione informative gjatë 31 ditëve të muajit korrik tregojnë kohën televizive që secili prej tyre i ka kushtuar transmetimit të drejtpërdrejtë të protestës. Në këtë monitorim nuk janë përfshirë televizionet gjeneraliste. 12 televizionet informative të përfshira në matje kanë shtrirje në të gjithë vendin, si në kanalet […]
Muaji korrik ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, pas lajmeve politike me 15.54%, vijnë lajmet sociale me 14.47%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare me 12.41%. Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet […]
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka trajtuar gjithsej 194 ankesa, duke evidentuar problematikat më të shpeshta të ngritura nga publiku lidhur me përmbajtjet audiovizive. Sipas analizës së të dhënave, dezinformimi përbën kategorinë kryesore të ankesave, me 16.5%, i ndjekur nga cenimi i imazhit dhe privatësisë me 12.9%, dhuna […]