E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparencë AMA-TikTok, raportohen dhe hiqen 609 foto/video pirate nga platforma

Vijon bashkëpunimi mes qytetarëve dhe platformës TikTok për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme online, në kuadër të forcimit të sigurisë digjitale dhe zbatimit të ligjit.

Sipas të dhënave më të fundit, nga momenti i raportimit deri më tani janë shqyrtuar gjithsej 80 ankesa të ardhura pranë AMA-s. Prej tyre, 29 raste janë vlerësuar si shkelje të ligjit. Konkretisht, 15 video dhe materiale audio janë hequr nga platforma, ndërsa 14 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Nga përmbajtjet e fshira, 6 video lidhen me ekspozimin e fëmijëve ndaj materialeve të papërshtatshme, përfshirë pornografinë, përdorimin e narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe skena dhune. Ndërkohë, 9 video të tjera janë hequr për shkak të nxitjes së dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.

Në lidhje me piraterinë digjitale, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 609 raste, që përfshijnë 305 foto dhe 304 video. Të gjitha këto materiale janë verifikuar dhe janë fshirë nga platforma.

Autoriteti i Mediave Audiovizive thekson se çdo ankesë është trajtuar me përgjegjësi të plotë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën kundër përmbajtjeve të paligjshme dhe të dëmshme online.

Perpara Përmirësimi i kushteve të punës në media, AMA dhe Inspektorati i Punës në tryezën e radhës. Diskutohen rezultatet e inspektimeve dhe sfidat e tregut
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara