Muaji mars ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, pas politikës me 16.46%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 15.42%, të ndjekura nga ato sociale, në vend të tretë, me 11.57%.
Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.