Programi për Median, gazetarët e rinj të Kosovës priten nga kryetarja e AMA-s

Kryetarja e Ama-s znj.Armela Krasniqi priti një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të Programit për Median, mbështetur nga Misionin e OSBE-së në Kosovë. Ato zhvilluan së bashku një bashkëbisedim interesant në ambientet e AMA-s, mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë. 
 
Gazetarët e rinj u njohën dhe me mënyrën se si funksionon AMA, rregullimin e tregut audio dhe audioviziv, ligjin mbi të cilin mbështetet dhe bashkërregullimin e tij si kërkesë e kohës. Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi pati një bashkëbisedim interesant me gazetarët e rinj edhe mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë.
 
Sipas Krasniqit, shkëmbimi i eksperiencave me kolegë dhe me institucionet, njohuritë mbi rregullimin e tregut mediatik dhe mënyra se si institucionet e medias trajtojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre, janë të rëndësishme për të ngritur themelet e punës dhe profesionalizmit në të ardhmen.
Perpara Nisma e AMA-s “Fol Shqip”, vijon monitorimi për të mbajtur të pastër gjuhën shqipe

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL