E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Programi për Median, gazetarët e rinj të Kosovës priten nga kryetarja e AMA-s

Kryetarja e Ama-s znj.Armela Krasniqi priti një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të Programit për Median, mbështetur nga Misionin e OSBE-së në Kosovë. Ato zhvilluan së bashku një bashkëbisedim interesant në ambientet e AMA-s, mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë. 
 
Gazetarët e rinj u njohën dhe me mënyrën se si funksionon AMA, rregullimin e tregut audio dhe audioviziv, ligjin mbi të cilin mbështetet dhe bashkërregullimin e tij si kërkesë e kohës. Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi pati një bashkëbisedim interesant me gazetarët e rinj edhe mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë.
 
Sipas Krasniqit, shkëmbimi i eksperiencave me kolegë dhe me institucionet, njohuritë mbi rregullimin e tregut mediatik dhe mënyra se si institucionet e medias trajtojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre, janë të rëndësishme për të ngritur themelet e punës dhe profesionalizmit në të ardhmen.
Perpara “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”. AMA nis turin e tryezave të diskutimit me subjektet kabllorë në të gjitha qarqet. Diskutohen shqetësimet aktuale të tregut dhe zgjidhjet
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara