E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Pirateria televizive: 220 inspektime të kryera gjatë vitit 2024

Lufta kundër fenomenit të Piraterisë televizive, që kryhet nga subjekte të paautorizuar nga AMA për ofrimin e shërbimit audioviziv, ka qenë një nga objektivat kryesor të punës së grupeve të inspektimit të AMA-s.

Gjatë vitit 2024 ekipet e inspektimit kanë kryer 315 kontrolle të aktivitetit të OSHMA-ve. Nga këto, 220 janë inspektime të kryera për Pirateri dhe 95 për monitorim të frekuencave.

Pirateria është një realitet shqetësues që vihet re në tregun mediatik shqiptar, ku OSHMA-të piratohen nga kompani të vogla, që gjejnë mënyrat për të ndërhyrë në treg, kryesisht nëpërmjet shërbimit online, me oferta të paligjshme për transmetime, për të cilat nuk kanë të drejta. Për këtë arsye edhe vëmendja e grupeve të inspektimit ka qenë e përqendruar në identifikimin e këtyre shkelësve. Gjithashtu çdo ankesë e ardhur në AMA për shkeljen e këtyre të drejtave është trajtuar me seriozitet dhe për çdo shkelje të konstatuar janë marrë masa e nevojshme ligjore.

Perpara Gjuha e urrejtes: Fakte dhe pasoja
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara