E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkeljet në përmbajtjet audiovizive gjatë vitit 2024, AMA, shqyrton 241 raste

Gjatë vitit 2024, janë verifikuar dhe shqyrtuar 241 raste të përmbajtjeve audiovizive për përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe standardet etike. Ekipet e monitorimit dhe analizës së përmbajtjeve në AMA, kanë identifikuar disa lloje shkeljesh, si:

  • Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme (44%)

Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve mbetet përparësi për institucionin, pasi një pjesë e mediave kanë transmetuar materiale që mund të ndikojnë negativisht te të miturit.

  • Mosrespektimi i programacionit sipas kushteve të licencës/autorizimit (23%)

Një pjesë e operatorëve audiovizivë nuk kanë respektuar përmbajtjen dhe formatin e miratuar në licencën e tyre, duke devijuar nga programacioni i miratuar dhe duke transmetuar përmbajtje që nuk ishin pjesë e angazhimeve të tyre ligjore.

  • Përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit (21%)

Në disa transmetime është vërejtur përdorimi i gjuhës fyese dhe diskriminuese, një fenomen shqetësues që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar një komunikim etik dhe të përgjegjshëm.

  • Problematikat me reklamat e transmetuara (12%)

Autoriteti i Mediave Audiovizive  thekson rëndësinë e respektimit të rregullave për të siguruar një hapësirë mediatike të sigurt dhe profesionale për të gjithë qytetarët. Për këtë arsye, do të vijojë monitorimin rigoroz të përmbajtjeve audiovizive dhe do të marrë masa ndaj shkeljeve të konstatuara. Synimi mbetet garantimi i një mjedisi mediatik të shëndetshëm, të drejtë dhe përputhshmëri me standardet ligjore dhe etike.

Perpara Pirateria televizive: 220 inspektime të kryera gjatë vitit 2024
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara