Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” miratuar me vendimin nr. 55, datë 04.04.2016 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 64, datë 17.04.2019 të AMA-s “Për përcaktimin e frekuencave për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit dhe çeljen e garës për dhënien e licencës së transmetimit audio të komunitetit” do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e licencës së transmetimit audio të komunitetit, për zonat e mëposhtme:
Nr. | Zona e ofrimit të shërbimit | Përcaktimi i operatorit | Pika transmetuese | Frekuenca (MHz) |
1. | Bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh | Audio Komuniteti | Petresh | 98 |
2. | Bashkia Vlorë | Audio Komuniteti | Zvërnec | 89.4 |
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë transmetimi audio të komunitetit janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1001, Tiranë, brenda datës 31.05.2019.
Dokumentacioni i plotë i konkurimit të kandidaturave, që përfshin:
- Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”;
- Karakteristikat teknike të transmetimit dhe karakteristikat teknike të stacioneve transmetuese.
mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurim.
Aplikimet do të hapen më datë 31.05.2019, ora 10.00, në mjediset e AMA-s ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
24 prill 2019