E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Nënshkruhet “Deklarata e Përbashkët”.

Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga AMA është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU). Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA ndërmori një axhendë të ngjeshur e shumë intensive koordinimi me vendet fqinjë me qëllim avancimin e shpejtë. Në takimin e punës për Direktivën AVMSD të BE-së dhe Lirimin e Brezit frekuncor 700 MHz, u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie, të cilat do të pasohen nga Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktet ndërkombëtare. Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmojnë arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz. Kryetarja e Autoritetit të Mediave znj.Armela Krasniqi falenderoi të gjithë vendet për angazhimin e tyre në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e kordinimit teknik. Për palën Malazeze nënshkroi z.Darko Drgurovic, Drejtor Ekzekutiv Agjencia per Komunikime Elektronike dhe Sherbimeve Postare (Ekip), ndërsa për Maqedoninë e Veriut, z. Jeton Akiku, Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Shtete të tjera fqinjë si Italia dhe Greqia po ashtu kanë shprehur dakordësinë në parim me Planin e ri Frekuencor të Shqipërisë. Ndërkohë, znj.Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe z.Xhevat Latifi, Kryetar i Komisionit të Pavarur të Medias në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional në të cilin vendosin piketat e këtij bashkëpunimi. Palët në takim dakordësuan mbajtjen e takimeve rajonale në mënyrë periodike si dhe me qëllim bërjen efektive të bashkëpunimit ranë dakort që stafet teknike të vendosin ura direkte komunikimi dhe bashkëpunimi.
Perpara Takim pune mes rregullatorëve rajonalë për Direktivën e BE-së dhe Brezin Frekuencor 700 MHZ.
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara