E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi me gjimnazistët e “Qemal Stafës”: Edukimi mediatik, mburojë ndaj rreziqeve të botës digjitale

Në kuadër të fushatës kombëtare të edukimit mediatik “Kompetencë mediatike për moshat shkollore”, kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Diskutimi u përqendrua te roli gjithnjë e më i madh i teknologjisë në mënyrën se si komunikojmë dhe informohemi, si dhe te sfidat dhe rreziqet që shoqërojnë përdorimin e saj. Vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë online, rreziqeve që mund të fshihen pas ekranit të telefonit celular, lojërave në internet dhe komunikimit me persona të panjohur.

Takimi në Tiranë vjen pas ndalesave të mëparshme të kësaj fushate në shkollat e mesme të Elbasanit dhe Lezhës, ku janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese për përdorimin e sigurt dhe kritik të mediave dhe teknologjisë.

Kryetarja e AMA-s falënderoi për bashkëpunimin Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, të cilat mbështesin realizimin e kësaj nisme.

Fushata “Kompetencë mediatike për moshat shkollore” do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, me synimin për të forcuar aftësitë e të rinjve në përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të mediave dhe teknologjisë.

Perpara Monitorimet në prill, lajmet politike zënë vendin kryesor në edicionet e lajmeve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara