Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga AMA është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).
Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA ndërmori një axhendë të ngjeshur e shumë intensive koordinimi me vendet fqinjë me qëllim avancimin e shpejtë.
Në takimin e punës për Direktivën AVMSD të BE-së dhe Lirimin e Brezit frekuncor 700 MHz, u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie, të cilat do të pasohen nga Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktet ndërkombëtare.
Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmojnë arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave znj.Armela Krasniqi falenderoi të gjithë vendet për angazhimin e tyre në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e kordinimit teknik.
Për palën Malazeze nënshkroi z.Darko Drgurovic, Drejtor Ekzekutiv Agjencia per Komunikime Elektronike dhe Sherbimeve Postare (Ekip), ndërsa për Maqedoninë e Veriut, z. Jeton Akiku, Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Shtete të tjera fqinjë si Italia dhe Greqia po ashtu kanë shprehur dakordësinë në parim me Planin e ri Frekuencor të Shqipërisë.
Ndërkohë, znj.Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe z.Xhevat Latifi, Kryetar i Komisionit të Pavarur të Medias në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional në të cilin vendosin piketat e këtij bashkëpunimi.
Palët në takim dakordësuan mbajtjen e takimeve rajonale në mënyrë periodike si dhe me qëllim bërjen efektive të bashkëpunimit ranë dakort që stafet teknike të vendosin ura direkte komunikimi dhe bashkëpunimi.
Login
0 Comments
Oldest