E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi.
Continue Reading AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

AMA miratoi rregulloren për transmetimin pa shpërblim të informacionit me interes të lartë

Në mbledhjen e datës 04.04.2016, bordi Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA ka diskutuar dhe mbi projektrregulloren e re të transmetimit pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë. Kjo rregullore iu nënshtrua më parë dhe procesit të konsultimit publik me grupet e interesuara. Continue Reading AMA miratoi rregulloren për transmetimin pa shpërblim të informacionit me interes të lartë

AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në vijim të shpalljeve të publikuara për plotësimin e vendeve vakantë në Këshillin e Ankesave, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi emërimin znj. Monika Stafa për pozicionin e Kryetarit, si dhe emërimin e z. Urim Bajrami për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave, pranë AMA-s. Më herët AMA kishte votuar për z. Erald Kapri, si anëtar i këtij Këshilli. Continue Reading AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”. Continue Reading AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera.
Continue Reading Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në mbledhjen e bordit të datës 29 Mars 2016, miratoi tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve privat vendorë në rrjetin numerik të ndërtuar nga RTSh. Metodologjia e llogaritjes së këtyre pagesave ka qenë në fokus të takimeve të… Continue Reading AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016 Autoriteti i Mediave Audiovizive me anë të këtij njoftimi i bën me dije të gjithë subjektet audio dhe audiovizive në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë përfitues të licencave dhe autorizimeve lëshuara nga AMA, se nëse ende nuk e kanë kryer pagesën vjetore për… Continue Reading Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, projekt rregulloret si më poshtë: Continue Reading AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara