E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për ndërprerjen e transmetimeve numerike në mënyrë të paligjshme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së Nr. 292, datë 02.05.2012, “Për miratimin e Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike”, ka një rol të rëndësishëm në procesin e kalimit në transmetimet numerike. Continue Reading Njoftim për ndërprerjen e transmetimeve numerike në mënyrë të paligjshme.

Njoftim për shtyrje afati për subjektet audiovizive allotmenti Tiranë – Durrës

Në vijim të shkresës tonë nr. 2846 prot., datë 21.09.2016, me anë të së cilës kemi kërkuar depozitimin nga ana juaj të kontratës për mbështetje në rrjetin numerik që do të përzgjidhet nga ana juaj, ju njoftojmë se:

Continue Reading Njoftim për shtyrje afati për subjektet audiovizive allotmenti Tiranë – Durrës

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv” miratuar me vendimin nr. 219, datë 16.04.2015 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 231, datë 03.11.2016 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik për rrjetet numerike të identifikuara me nr. 006 K dhe nr. 007 K, të përbëra nga: Continue Reading Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik”

Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

Duke marrë shkas nga ankesat e shoqërive “DIGITALB” dhe “TRING”, në lidhje me transmetimin e programeve (kanaleve) dhe/ose transmetimin, përmes tyre, të eventeve sportive, për të cilat këto dy shoqëri gëzojnë të drejta ekskluzive transmetimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të veta ligjore, tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve OSHMA, përsëritës të shërbimit audioviziv të të tretëve, që të zbatojnë kërkesat ligjore për respektimin e të drejtave të transmetimit, Continue Reading Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi sot një takim me operatorët e allotmentit të zonës Tiranë Durrës. Ky takim vijon në vazhdën e takimeve konsultuese që Autoriteti po ndërmerr dhe do të vijojë deri në implementin e plotë të procesit të digjitalizimit në vend. Continue Reading AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

FTESË PËR NEGOCIATË

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012 “Për miratimin e strategjisë së kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe… Continue Reading FTESË PËR NEGOCIATË

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara