Mbështetja me kontribute vullnetare për përballimin e pasojave të përmbytjeve Ditët e fundit, disa rajone të Shqipërisë janë përballur me një mot të keq, ku nga sasia dhe intensiteti i pazakontë i rreshjeve të shiut janë shkaktuar përmbytje me pasoja të rënda në banesat dhe pronat e qytetarëve, në godina dhe territore publike, sipërfaqe të […]
Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nenit 16, pika 2 e rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, AMA ju njofton sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit, në vijim të kërkesës së subjekteve që kanë blerë dokumentacionin e konkurrimit, si më poshtë:
Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nenit 16, pika 2 e rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, AMA ju njofton sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit, në vijim të kërkesës së njërit prej subjekteve që ka blerë dokumentacionin e konkurrimit, si më poshtë:
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012 “Për miratimin e strategjisë së kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe […]
Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016 Autoriteti i Mediave Audiovizive me anë të këtij njoftimi i bën me dije të gjithë subjektet audio dhe audiovizive në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë përfitues të licencave dhe autorizimeve lëshuara nga AMA, se nëse ende nuk e kanë kryer pagesën vjetore për […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013 ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, Projekt Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”.
Në zbatim të nenit 20 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, vendimit të AMA-s nr. 30 datë 16.04.2015, vendimit nr. 35/2015 “Për disa ndryshime në strukturën, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), AMA publikoi në faqen zyrtare të saj shpalljen për plotësimin e vendeve vakante të Këshillit të Ankesave, përkatësisht pozicioni i Kryetarit dhe dy anëtarëve.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Grupin mediatik Koha sh.p.k. dhe Shoqërinë “Company 21”, jetësoi një marrëveshje me të cilat ka rënë dakord që këta transmetues Kombëtar në Kosovë të transmetojnë edhe në Republikën e Shqipërisë.
Sot, më 6 tetor, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në prani të anëtarëve të mëposhtëm