E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

KA trajton 390 ankesa gjatë vitit 2023: Mbizotërojnë ankesat me objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”

Këshilli i Ankesave në AMA ka trajtuar gjatë vitit që lamë pas, 390 ankesa të ardhura nga individë, grupe individësh, grupe interesi, shoqata etj. Sipas të dhënave të raportuara nga KA, 59.5% e këtyre ankesave kanë pasur si objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”, si dinjiteti, e drejta për privatësimbrojtja e të dhënave personale, liria e besimit, barazia gjinore, etj.  

16.4% e ankesave të ardhura gjatë 2023 kanë pasur objekt, “Mbrojtjen e fëmijës”, 3.6% “Komunikimet tregtare”, 7.2% kanë qenë jashtë juridiksionit të AMA-s, ndërsa 13.3% e ankesave të ardhura kanë pasur objekte të tjera, të ndryshme.  

Me shifra në rritje çdo vit, çdo problematikë e ardhur trajtohet me rigorozitet nga ekipi i Këshillit të Ankesave, brenda afateve ligjore dhe me përgjigje shteruese.  

AMA ka vënë në dispozicion adresën info@ama.gov.al, ku çdo individ apo grup individësh mund të adresojë ankesën e vet, për parregullsitë e vërejtura në transmetimet audio dhe audiovizive. 

Perpara Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezanton gjetjet e studimit, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”. Krasniqi: “Mirëpresim rekomandimet që rrjedhin prej tyre. Gati të rrisim bashkëpunimin edhe me studentët”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara