E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja Krasniqi takohet me Shefen e Zyrës së KiE, Giulia Re. Diskutohen angazhimet e reja të AMA-s dhe projektet e përbashkëta të së ardhmes së afërt

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur në një takim, Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re. Gjatë bisedës znj. Krasniqi i ka bërë me dije znj. Re angazhimet e reja të ndërmarra, si ndryshimet e propozuara ligjore në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, që aktualisht janë hedhur për konsultim publik; për aktivitetet e zhvilluara dhe të tjera që do të realizohen së shpejti, me përfaqësues të OSHMA-ve dhe agjencive të marketingut për nxitjen e matjes së audiencës; për luftën kundër piraterisë, si një fenomen shqetësues në tregun mediatik audioviziv etj.

Gjatë takimit, Shefja e Zyrës së KiE në Tiranë ka shprehur interes mbi punën e bërë nga AMA për Edukimin Mediatik të Publikut si dhe për frenimin e gjuhës së urrejtjes në media. U ra dakort që, në një të ardhme të afërt, të dy institucionet të jenë aktivë në aktivitete të përbashkëta, më qëllim trajtimin në një këndvështrim të ri, të luftës kundër gjuhës së urrejtjes.

Zyra e Këshillit të Europës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një partner i rëndësishëm për AMA-n, qoftë në hartimin e Kodit të ri të Transmetimit, qoftë në projektin aktual me të cilin po punohet, atë të modernizimit të studios së monitorimit, për të cilin KiE po jep kontributin e vet me sugjerime për metodologjinë dhe planin e monitorimit. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të AMA-s për monitorim, bazuar në standardet e Bashkimit Europian.

Perpara Kryetarja e AMA-s pret grupin e deputetëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Diskutohen punët e kryera dhe angazhimet e reja të AMA-s
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara