E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Akademiku dhe gjuhëtari, Gjovalin Shkurtaj, i bashkohet nismës ndërgjegjësuese të AMA-s, “Fol shqip”

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur në një takim akademikun dhe gjuhëtarin e shquar, Gjovalin Shkurtaj. I ngacmuar nga nisma ndërgjegjësuese e AMA-s, “Fol shqip”, që synon frenimin e fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja të panevojshme nga gazetarët, Prof.Dr. Shkurtaj, i është bashkuar kësaj nisme me gatishmërinë për pjesëmarrje dhe me propozime konkrete për vazhdimësinë e saj.

 Me kënaqësinë e ritakimit pas shumë vitesh, si ish-studentja me pedagogun e gjuhës shqipe për breza të tërë degës së Gazetarisë, znj. Krasniqi ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e gjuhës shqipe. “Ndonjëherë duhet vetëm pak, ndoshta një kujtesë a bashkëbisedim, një ndalesë e shkurtër nga hovi i punëve të përditshme për të kuptuar se sa i rëndësishëm është kontributi i secilit prej nesh në ruajten dhe forcimin e identitetit tonë”, ka thënë znj. Krasniqi.

 Me tej është rënë dakort që AMA, me kontributin e Prof.Dr. Shkurtajt dhe gjuhëtarëve të tjerë, të organizojë së shpejti një aktivitet ndërgjegjësues mbi efektet negative që ka në gjuhë, përdorimi i panevojshëm i fjalëve të huaja. Aktiviteti do të jetë gjithëpërfshirës me gazetarë të medias së shkruar dhe vizive, studentë të gazetarisë etj.

Perpara Kryetarja Krasniqi takohet me Shefen e Zyrës së KiE, Giulia Re. Diskutohen angazhimet e reja të AMA-s dhe projektet e përbashkëta të së ardhmes së afërt
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara