Lajmet politike kanë zënë vendin kryesor në edicionet e lajmeve në televizionet kombëtare gjatë muajit shtator. Ato kryesojnë me 16.68% të përmbajtjes së edicioneve kryesore të ndjekura nga lajmet sociale me 12.53%. Edhe në shtator lajmet ndërkombëtare kanë zënë një vend të rëndësishëm në edicionet e lajmeve, me 12.43%. Monitorimet i përkasin periudhës 01.09.2024-30.09.2024.
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në Asamblenë e 23-të plenare të Rrjetit Mesdhetar të Rregullatorëve (MNRA), ku kryefjalë e takimit kanë qenë, parimet e UNESCO-s për qeverisjen e platformave digjitale dhe zbatimin e tyre. Përfaqësuesi i UNESCO-s për Mbrojtjen e lirisë shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve, Mikel Aguirre Idiaquez inkurajoi iniciativën […]
Kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi është vlerësuar me ikonën e Mirënjohjes, për nismën që AMA ka ndërmarrë prej një viti, “FOL SHQIP”. Në nisje të sezonit të ri televiziv, në eventin e organizuar nga RTV21 dhe emisioni “Fol Shqip Show”, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora, AMA-s i është atribuar certifikata e Mirënjohjes. […]
Elbasani dhe Vlora kanë qenë qarqet e radhës ku është ndalur turi i tryezave të diskutimit, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit. Duke ju përmbajtur të njëjtës formulë: “Bashkërregullimi, si mjet në luftën […]
Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive vazhdon fushatën “Fol Shqip” duke monitoruar përdorimin e fjalëve të huaja në mediat audiovizive me qëllim ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe. Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bashkëpunim me […]
Kryetarja e Ama-s znj.Armela Krasniqi priti një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të Programit për Median, mbështetur nga Misionin e OSBE-së në Kosovë. Ato zhvilluan së bashku një bashkëbisedim interesant në ambientet e AMA-s, mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë. Gazetarët e rinj […]
Berati ka qenë destinacioni i parë, i një turi tryezash diskutimi, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim, diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit. Me formulën, “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”, ky tur e ka pasur ndalesën e […]
Kryetarja e AMA-s, znj, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura. Gjatë takimit, znj. Krasniqi pasi vlerësoi bashkëpunimin mes tyre, prezantoi pikat kryesore të punës së institucionit, ndërsa theksoi se AMA është në fazën përfundimtare të konsultimit publik për ndryshimet në ligjin […]
Në Mars të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi Aktin e Inteligjencës Artificiale, qëllimi i të cilit është rregullimi i përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar komunikimi. Kuadri i parë rregullator i hartuar nga BE për IA, qartëson se sistemet e Inteligjencës Artificiale që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme, analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut […]