Këshilli i Ankesave gjatë 9 mujorit të vitit 2025 ka trajtuar 351 ankesa në total. Prioriteti kryesor i punës së këtij Këshilli është pikërisht komunikimi me publikun, trajtimi me seriozitet i shqetësimeve dhe ankesave të tij, janë ndër prioritetet kryesore të punës sonë. Çdo problematikë e ardhur trajtohet nga Këshilli i Ankesave me prioritet dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Nga analizimi i 9 mujorit të vitit 2025 kanë ardhur në Këshillin e Ankesave këto problematika të ndara sipas përqindjeve.
17.09% për shkelje të privatësisë;
11.11 për dhunë ose reklamim të saj;
08.55 për interesin më të lartë të familjes;
07.97 për dëmtim të figurës;
01.99 për diskriminim gjinor;
01.07 për përdorim të gjuhës së urrejtjes.