Analiza 9-mujore, 132 raste të shqyrtuara nga AMA mbi përmbajtjet e emetuara nga televizionet

Në bazë të detyrave dhe funksioneve që ligji i njeh Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), për monitorimin e përmbajtjeve audiovizive, institucioni ka zhvilluar bilancin 9-mujor të punës, duke vlerësuar përputhshmërinë ligjore të programeve të transmetuara nga operatorët televizivë në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar 132 raste, me qëllim sigurimin e respektimit të standardeve ligjore dhe etike në përmbajtjet e emetuara nga televizionet.

Si rezultat, 60 raste janë konstatuar në shkelje të ligjit, për të cilat janë marrë masat përkatëse:

  • 2 sanksione me gjobë
  • 58 raste me tërheqje vëmendjeje

Kjo analizë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AMA-s për të forcuar përgjegjshmërinë mediatike, duke garantuar transparencë, cilësi dhe mbrojtje të interesit publik.

Perpara Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi raporton në Kuvendin e Shqipërisë për punët e kryera gjatë vitit 2024

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL