Lufta kundër piraterisë audiovizive ka qenë në qendër të vëmendjes së punës së Autoritetit të Mediave Audiovizive edhe gjatë vitit 2025. Falë punës së vazhdueshme në terren ekipet e AMA-s arritën të mbyllnin 10 servera piratë në Shqipëri dhe 4 të tjerë u bllokuan jashtë vendit.
Gjithashtu u referuan për tu mbyllur 334 faqe online ndërsa 579 linqe pirate u hoqën nga platformat e shpërndarjes së videove.
Autoriteti i Mediave Audiovizive është i angazhuar plotësisht për të frenuar piraterinë televizive dhe për të mbrojtur operatorët e ligjshëm.