E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes AMA-s dhe Kolegjit Universitar të Biznesit

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj Armela Krasniqi dhe Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Dr. Ylber Bezo nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes dy institucioneve.

Marrëveshja u nënshkrua sot në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit. 

“Kemi rënë dakord për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe shkëmbim ekspertizash shkencore apo prezantime të kërkimit shkencor të stafit akademik në AMA, çdo herë që të jetë e mundur”, – tha kryetarja e AMA-s.

Vizita në Kolegjin Universitar të Biznesit vijoi me një leksion të hapur me studentët, ku kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, i njohu të rinjtë me legjislacionin, sfidat e kohës dhe rregullimin e tregut audio dhe audioviziv.

“Media është një fushë që ka ndikim në secilin prej nesh prandaj dhe diskutimet, idetë e hedhura se si mund të funksionojë me mirë ky treg, shërbyen si adrenalinë e shtuar në një orë të kaluar bukur”- tha Krasniqi.

Perpara Tryezë për Lirinë e Shprehjes dhe Lirinë e Medias në Shqipëri, Krasniqi: Këto janë dy shtyllat kryesore të punës tonë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara