Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj Armela Krasniqi dhe Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Dr. Ylber Bezo nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes dy institucioneve.
Marrëveshja u nënshkrua sot në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit.
“Kemi rënë dakord për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe shkëmbim ekspertizash shkencore apo prezantime të kërkimit shkencor të stafit akademik në AMA, çdo herë që të jetë e mundur”, – tha kryetarja e AMA-s.
Vizita në Kolegjin Universitar të Biznesit vijoi me një leksion të hapur me studentët, ku kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, i njohu të rinjtë me legjislacionin, sfidat e kohës dhe rregullimin e tregut audio dhe audioviziv.
“Media është një fushë që ka ndikim në secilin prej nesh prandaj dhe diskutimet, idetë e hedhura se si mund të funksionojë me mirë ky treg, shërbyen si adrenalinë e shtuar në një orë të kaluar bukur”- tha Krasniqi.




















