Temat sociale kanë zënë hapësirën më të madhe informative në televizionet kombëtare gjatë muajit të parë të këtij viti.
Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare.
Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, temat sociale kanë zënë 14.38% të hapësirës informative, të ndjekura nga politika me 12.19%. Lajmet ndërkombëtare zënë vendin e tretë, me 10.33% të totalit të lajmeve të transmetuara, të ndjekura nga veprimtaria e drejtësisë me 9.77%.
Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, volumin e reklamave, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.