Këshilli i Ankesave në AMA ka trajtuar gjatë vitit që lamë pas, 390 ankesa të ardhura nga individë, grupe individësh, grupe interesi, shoqata etj. Sipas të dhënave të raportuara nga KA, 59.5% e këtyre ankesave kanë pasur si objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”, si dinjiteti, e drejta për privatësi, mbrojtja e të dhënave personale, liria e besimit, barazia gjinore, etj.
16.4% e ankesave të ardhura gjatë 2023 kanë pasur objekt, “Mbrojtjen e fëmijës”, 3.6% “Komunikimet tregtare”, 7.2% kanë qenë jashtë juridiksionit të AMA-s, ndërsa 13.3% e ankesave të ardhura kanë pasur objekte të tjera, të ndryshme.
Me shifra në rritje çdo vit, çdo problematikë e ardhur trajtohet me rigorozitet nga ekipi i Këshillit të Ankesave, brenda afateve ligjore dhe me përgjigje shteruese.
AMA ka vënë në dispozicion adresën info@ama.gov.al, ku çdo individ apo grup individësh mund të adresojë ankesën e vet, për parregullsitë e vërejtura në transmetimet audio dhe audiovizive.