E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Zgjidhet ngërçi shumëvjeçar i Transmetuesve IPTV/OTT/Kabllorë

Merr zgjidhje problematika e shoqatës së RrTL (Rrjeti i Transmesuesive Lokale), për përdorimin e infrastrukturës së shtyllave të operatorit të shpërndarjes elektrike për përcjelljen e sinjalit audioviziv. Prej vitesh subjektet kabllorë kanë raportuar mbi vështirësinë e transmetimit të sinjalit audioviziv në zonat e thella, ku shtrirja e linjave përmes vendosjes së shtyllave nga ana e tyre është e pamundur.

Në takimin e inicuar dhe të zhvilluar në AMA, morën pjesë Operatori i Sistemit te Shperndarjes, OSSH sha/OSHEE GROUP sha, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) si dhe Shoqata e Transmetuesve Radioteleviziv Kabllorë Valor (RrTL).

Palët parashtruan kërkesat dhe pretendimet e tyre në lidhje me mbarëvajtjen e këtij proçesi dhe morën angazhim maksimal për të bashkëpunuar me qëllim finalizimin e tij në një kohë sa më të shpejtë.

Në përfundim të takimit u dakordësua që të gjitha subjektet Kabllore, IPTV dhe OTT të cilat disponojnë një rrjet të shpërndarjes se sinjalit televiziv të mbështetur në shtyllat e OSSH – së, duhet që brenda një afati 2 javor nisur nga data 13 mars 2023, të paraqesin pranë Drejtorive Vendore OSSH të rretheve përkatëse një hartë të shtrirjes se rrjeteve të tyre, aty ku ata përdorin infrastrukturën e shtyllave të OSSH-së. Në hartat përkatëse të jenë të detajuara linjat që ndjekin kabllorët, si dhe numri i shtyllave të OSSH-së ku ata mbështeten.

Ky material duhet të jetë vetëdeklarues dhe në rast të një vetëdeklarimi të rremë, përgjegjësia mbetet individuale e secilit prej operatorëve.

Gjithashtu u dakordësua që subjektet duhet që të ndërhyjnë urgjentisht në rrjetet e tyre aty ku OSSH i konsideron me rrezikshmëri të lartë heqjen ose spostimin e kabujve të transmetimit. Ndërhyrjet për kryerjen e këtyre punimeve duhet domosdoshmërisht të bëhen nën mbikëqyrjen e ekspertëve të OSSH-së, në mënyrë që të mos ndodhin probleme gjatë zhvendosjes së kabujve.
Problemet e ngritura nga Shoqata e RrTL-ve kanë pasur vëmendjen e vazhduar të Autoritetit, jo vetëm për shkak se monitoron veprimtarinë e subjekteve të licencuar/autorizuar për ushtrimin e veprimtarisë audio/audiovizive, por edhe si rezultat i rekomandimeve të lëna në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Perpara Njoftim për punësim të përkohshëm me kohë jo të plotë pune për monitorimin e subjekteve audiovizivë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara