E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Zgjedhjet e Majit, Kryetarja Z.Krasniqi pret përfaqësuesit e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara

Kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi priti sot në një takim përfaqësues të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK). Thelbi I takimit mes tyre ishte puna që do të bëhet gjatë fushatës zgjedhore.

Kryetarja Z.Krasniqi u shpjegoi përfaqësuesve të KRIK, punën monitoruese të AMA-s gjatë procesit zgjedhor si dhe metodologjinë që përdoret, sipas përcaktimeve të KQZ-së, për parapërgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e Majit.

Në protokollin e angazhimit të AMA-s për zgjedhjet, përveç procesit të monitorimit, përcaktohet që puna fillon përpara fillimit të fushatës dhe AMA komunikon në mënyrë periodike me gjithë OSHMA-të duke ju bërë me dije kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të miratuara nga KQZ, si dhe rëndësinë e zbatimit të tyre.

KRIK është një organizatë që përveç mbrojtjes të së drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës merret dhe me nxitjen e llogaridhënies së institucioneve publike dhe politike, ndërsa është pjesë e një rrjeti prej 30 organizatash lokale, me përvojë në monitorimin e proceseve politiko-institucionale.

Perpara Kryetarja e AMA-s në Forumin për të Drejtat e Njeriut: Gjuha e urrejtjes është kthyer në shqetësim mbarë botëror
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara