E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Rregullatorët audiovizivë të Shqipërisë dhe Kosovës bashkëpunojnë për hartimin e akteve nënligjore

Përfaqësues nga Komisioni i Pavaruar i Medias në Kosovë, KPM, ishin sot (17.03.2023), mysafirë në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Tiranë, në një shkëmbim eksperience për konceptimin dhe hartimin e akteve nënligjore.  

Shkak kryesor ishte angazhimi aktual i Zyrës Ekzekutive në KPM, e cila është në procesin e hartimit të projektregullores për procedurën e brendshme të shqyrtimit të ankesave.  

Përfaqësues nga njësitë ligjore, të monitorimit të programave dhe të trajtimit të ankesave, nga dy institucionet partnere, prezantuan aspekte konkrete me të cilat hasen në përditshmërinë e tyre, të cilat kanë nevojë për rregullim. Diskutimi u ilustrua dhe me shembuj nga përmbajtjet e transmetuara, apo nga performanca e OSHMA-ve në Shqipëri dhe Kosovë. 

Gjatë takimit u theksua dhe nevoja e referencës nga praktikat më të mira të autoriteteve në vendet e BE-së, apo pjesë të legjislacionit të tyre në trajtimin e ankesave. 

AMA dhe KPM shprehën gatishmërinë që kjo frymë kooperuese me interes të ndërsjellë të vijojë dhe në aspekte të tjera të rregullimit audio/audioviziv, ku dy institucionet kanë potencial për shkëmbimin e eksperiencave. 

Më herët janë zhvilluar takime të përbashkëta pune të AMA-s dhe KPM-së mbi procesin e digjitalizimit, të monitorimit të mbulimit mediatik të fushatave elektorale, mbi mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive etj. 

 Autoriteti i Mediave Audiovizive 

Perpara Zgjidhet ngërçi shumëvjeçar i Transmetuesve IPTV/OTT/Kabllorë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara