Propozimet për ndryshime në Ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”: Të enjten thirret tyreza e parë e konsultimit

Janë drejt fundit diskutimet për ndryshimet e parashikuara në ligjin, “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ekipi i punës në AMA është në fazën e përmbylljes së draftit, i cili parashikohet t’i prezantohet grupeve të interesit, në tryezën e parë të konsultimit, të enjten e 7 Dhjetorit.

Pas fenomeneve të vërejtura në tregun mediatik, të diktuara kryesisht nga zhvillimi i teknologjisë, specialistët e AMA-s kanë nisur punën për ndryshime të reja ligjore në ligjin organik të AMA-s. Është punuar për përditësimin e ligjit me detyrime që kanë për qëllim të luftojnë piraterinë, shkeljen e të drejtave të transmetimit dhe çdo parregullsi tjetër e konstatuar në tregun mediatik audioviziv.

Këto ndryshime kanë synim forcimin e barazisë para ligjit dhe mbrojtjen e transmetuesve të rregullt.

Perpara Temat e lajmeve në edicione gjatë vitit 2022: Mbizotërojnë lajmet sociale dhe ato ekonomike

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL