E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Temat e lajmeve në edicione gjatë vitit 2022: Mbizotërojnë lajmet sociale dhe ato ekonomike

Duket se ka qenë e fortë “gara” mes lajmeve me temë sociale me ato ekonomike, në edicionet informative, gjatë vitit që lamë pas.

Të dhënat interesante vijnë nga rezultatet e monitorimit të temave të lajmeve që televizionet kombëtare kanë transmetuar gjatë vitit 2022, të realizuara dhe përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës së të dhënave në AMA.

Siç shihet nga grafikët, lajmet ekonomike zënë 16.01% të hapësirës së edicioneve të lajmeve në RTSH1, 23.31% në Top Channel, 11.56% në Tv Klan dhe 16.07% në Vizion Plus. Pothuaj të njëjtën peshë në edicione mbajnë edhe lajmet sociale, respektivisht 13.40% në RTSH1, 12.51% në Top Channel, 18.36% në Tv Klan dhe 26.16% në Vizion Plus

Pjesa tjetër është e ndarë sipas tematikave të ndryshme, nga politika, sporti, veprimtaria e institucioneve të pavarura, arti, kultura etj.

Trendi i temave të lajmeve për vitin 2022, sipas televizioneve dhe radiove kryesore, është i publikuar me detaje në faqen zyrtare të AMA-s, https://ama.gov.al/ova_dep/buletini-periodik/ duke i mundësuar kështu çdo individi, grupi interesi, studiuesi etj, mundësinë e marrjes së të dhënave të plota mbi transmetimet e mediave audio dhe audiovizive.

Perpara Propozimet për ndryshime në Ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”: Të enjten thirret tyreza e parë e konsultimit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara