Prindër e adoleshentë bëni kujdes nga “Sfida e Supermenit” në TikTok

Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.

PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!

FËMIJË dhe ADOLESHENTË mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to. Burimi: insider.com Romania

Perpara Plani i punës për vitin 2025, mblidhet në Bruksel, bordi i Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizive

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL