E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim mbi sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit për pajisjen me licencë kombëtare transmetimi audioviziv numerik dhe/ose licencë kombëtare shërbimi të programit audioviziv

Njoftim mbi sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit për pajisjen me licencë kombëtare transmetimi audioviziv numerik dhe/ose licencë kombëtare shërbimi të programit audioviziv

Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nenit 16, pika 2 e rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, AMA ju njofton sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit, në vijim të kërkesës së subjekteve që kanë blerë dokumentacionin e konkurrimit, si më poshtë:

  • Lidhur me rrjetet numerike të identifikuara me Nr – 006 K dhe Nr – 007 K, për të cilat është çelur procedura e dhënies së 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, ju informojmë se AMA, me vendimin nr. 230, datë 03.11.2016, ka vendosur ndryshimin e rrjetit numerik privat kombëtar, identifikuar me Nr – 006 K që i ishte dhënë në përdorim shoqërisë “TV Klan” sh.a., me rrjetin numerik privat kombëtar identifikuar me Nr – 004 K si dhe ndryshimin e rrjetit numerik privat kombëtar, identifikuar me Nr – 007 K që i ishte dhënë në përdorim shoqërisë “Top Channel” sh.a., me rrjetin numerik privat kombëtar identifikuar me Nr – 005 K. Përmes vendimit të sipërcituar, AMA ka zbatuar vendimin nr. 5060, datë 28.10.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, me të cilin është vendosur pranimi i kërkesë padisë së depozituar nga shoqëritë “TV Klan” sh.a. dhe “Top Channel” sh.a., për ndryshimin e rrjeteve numerike që këtyre subjekteve u ishin akorduar nga AMA. Në këto kushte, AMA me vendimin nr. 231, datë 03.11.2016 ka çelur garën për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, për rrjetet numerike të lira, që identifikohen me Nr – 006 K dhe Nr – 007 K.
  • Lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kërkesave ligjore, ju bëjmë me dije se në pikën 1.1 të nenit 18 të rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, parashikohet lista e dokumentacionit që duhet të depozitohet për të vërtetuar plotësimin e kërkesave ligjore, ku përfshihet:
  • Regjistrimi në QKB me gjithë ndryshime (nëse ka), forma ligjore, emërtimi i subjektit, lista e aksionarëve me kuotat përkatëse. Në rastin kur njëri nga ortakët e subjektit aplikues është person juridik duhet të paraqitet lista e ortakëve të tij;
  • Deklarata noteriale e secilit prej aksionarëve të subjektit aplikues, lidhur me aksionet e zotëruara prej tyre në shoqëri të tjera me veprimtari audio ose audiovizive;
  • Vërtetimi i gjendjes gjyqësore të aksionarëve të subjektit;
  • Adresa, nr. tel, fax, email;
  • Personi përfaqësues.

Vlerësimi i dokumentacionit të mësipërm do të kryhet pas depozitimit të aplikimit për marrjen e licencës private kombëtare transmetimi numerik, mbështetur në faktet dhe të dhënat që do të rezultojnë nga dokumentacioni i paraqitur. Procesi i vlerësimit të dokumentacionit mbi pronësinë e subjekteve aplikues, do të kryhet në përputhje me kërkesat e nenit 62 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që rregullon pronësinë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore dhe nenit 9 të rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, të sipërcituar.

  • Lidhur me pyetjen se nëse një subjekt paraqet aplikim për licencë transmetimi audioviziv, a është i vlefshëm ky aplikim dhe përfshin në të njëjtën kohë licencën për shërbim programi dhe licencën për rrjet numerik, sqarojmë se referuar kërkesave të nenit 21 të rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, vlerësimi i aplikimit për 60% të programeve të vetë subjektit do të bëhet për mënyrën se si do të kompozohet buqeta programore, si janë plotësuar kriteret e këtij neni për përbërjen e shërbimeve programore të ofruara (i përgjithshëm, i mitur, sport etj). Sigurisht, për secilin nga shërbimet programore të listuara të kësaj buqete do të përshkruhen aspektet kryesore të përmbajtjeve që do të emetohen.
  • Lidhur me pyetjen nëse fjala program do të thotë program televiziv apo do të thotë kanal televiziv, sqarojmë se përcaktimi është i njëjtë me përkufimet e bëra në ligjin nr. 97/2013, i ndryshuar dhe në rregulloren e sipërcituar. Në këtë kontekst, shërbimi programor audioviziv nuk është çfarë konsiderohej në të shkuarën si “kanal”, apo si “stacion” televiziv”: p.sh kanali “Televizioni X”, apo stacioni “Televizioni X”. Këtu duhet bërë kujdes që të mos ngatërrojmë termin shërbim program audioviziv me program telelviziv me permbajtje programi (p.sh “Televizioni X” është një shërbim programor më vete, ndërkohë që është tjetër kur përshkruajmë përmbajtjen e transmetimeve të “Televizionit X”. (emisionet dhe rubrikat që përbëjnë skaletën e një programi televiziv)
  • Lidhur me kërkesën për sqarim për kohëzgjatjen e programeve, sqarojmë se kohëzgjatje e programeve ka kuptimin se sa zgjasin përmbajtjet e transmetuara brenda programit, që do të thotë, se ky apo ai emision/rubrikë kryesore që do të pershkruhet në aplikim të përfshijë edhe kohëzgjatjen respektive të tyre. Kjo e dhënë ndihmon në vlerësimin e peshës specifike që kanë pjesë të veçanta të përmbajtjeve në 24 orë apo edhe në njësi të tjera kohore.

Autoriteti i Mediave Audiovizve 

Tiranë,  më 07 Dhjetor 2016

Perpara AMA publishes Newsletter No. 2

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara