Muaji janar ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA pas sociales me 16.98%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 14.82%, të ndjekura nga ato politike.
Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.
Që prej muajit gusht 2024, në bazë të monitorimeve të AMA, mediat audiovizive po i kushtojnë vëmendje lajmeve sociale, duke zënë më shumë hapësirë kohore në edicionet e lajmeve