E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Zv.Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore

Armela Krasniqi është zgjedhur si zëvëndës Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA, pas një procesi votimi ku u përfshinë përfaqësues nga 27 vendet anëtare. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një pozicion të lartë drejtues në një nga platformat më të rëndësishme në fushën e transmetimeve të mediave audiovizive.

MNRA është themeluar në nëntor të vitit 1997, si një hapësirë dinamike komunikimi dhe shkëmbimi praktikash mbi modelet dhe transformimin e tregut audioviziv. Një nga qëllimet parësore të Rrjetit mbetet forcimi dhe përafrimi i qasjeve të vendeve anëtare në ballafaqimin e sfidave të sektorit audioviziv. Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut.

Aktualisht Presidencën e MNRA e mban Presidenti i Rregullatorit kroat, ndërsa Armela Krasniqi do të ushtrojë detyrën e zv.Presidentes.

Perpara Njoftim rishpallje për vend të lirë pune Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Licencave
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara