Në situatën e rëndë që ka krijuar tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, vendosi të akordojë fondin prej 5 milion lekësh të reja në ndihmë dhe në shërbim të familjeve më të prekura nga pasojat. Në Ditën e Flamurit, AMA, tregon mbështetje dhe solidaritet me të gjithë ata që u goditën […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin konkret dhe profesional të redaksive audiovizive, në mbulimin e problematikave dhe situatës së paprecendetë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese në territorin e Shqipërisë. Informimi realist i ekipeve gazetareske në terren është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e prekura […]
NJOFTIM MBI SOLIDARIZIMIN E QYTETARËVE PËR MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA TËRMETI Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e sotme, datë 25 Nëntor 2019, ndër të tjera trajtoi vijimësinë e procesit të digjitalizimit në qarqet ku ende nuk ka përfunduar ky proces. Bazuar në të dhënat e monitorimeve të kryera së fundmi në terren, nga të cilat rezulton se qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë kanë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e sotme, datë 25 Nëntor 2019, ndër të tjera trajtoi vijimësinë e procesit të digjitalizimit në qarqet ku ende nuk ka përfunduar ky proces. Bazuar në të dhënat e monitorimeve të kryera së fundmi në terren, nga të cilat rezulton se qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë kanë […]
Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin […]
Finalizimi i procesit të digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës, çon në pesë numrin e qarqeve në rang vendi, ku tashmë janë mbyllur transmetimet analoge. Me kalimin në transmetimet numerike në këto qarqe, ku është përqendruar numri më i madh i banorëve, rreth 80% e popullsisë tashmë ka akses në transmetimet digjitale. Përmes kësaj teknologjie, […]
Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblodhën të mërkurën paradite në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”. Autoriteti i Mediave Audiovizive, në rolin e organizatorit të aktivitetit synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit të nxjerrë në pah […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar sot, më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi sot më datë 17 shtator 2019, tryezën e diskutimit, me temë “Fëmijët dhe reklamat në median audiovizive”. Ky takim zhvillohet në funksion të zbatimit të prioriteteve të AMA-s por edhe të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2019. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë, përfaqësues të grupit […]