E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Aktivitete publike të cilat nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, po ju përcjell një njoftim që ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë këto aktivitete të ndaluara nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive.

AMA do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.

Më poshtë gjeni vendimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresën zyrtare përkatëse.

Veprimtaritë publike të raportuara nga Bashkia Belsh, me temë:

1. “Takim në familje të ndryshme”, raportuar më datë 12.4.23 për t’u zhvilluar më datë 16.4.2023 ora 11:30-12:30 me vend zhvillimi: Vizitë në familje,

2. “Takim me banorët e fshatit Qafë Shkallë”, raportuar më datë 12.4.23 për t’u zhvilluar më datë 16.4.2023 ora 10:00-11:00 me vend zhvillimi: në mjedis të pacaktuar,

3. “Takim prezantues”, raportuar më datë 12.4.23 për t’u zhvilluar më datë 16.4.2023 ora 12:00 me vend zhvillimi: në mjedis të pacaktuar,

4. “Takim me banorët e fshatit Shkendi”, raportuar më datë 12.4.23 për t’u zhvilluar më datë 16.4.2023 ora 10:00-11:00 me vend zhvillimi: në mjedis të pacaktuar, përbëjnë veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 92, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos të ndalojë zhvillimin e kësaj veprimtarie.  Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaritë nuk mund të zhvillohen.

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

Bashkelidhur gjeni vendimin nr. 356, datë 14.4.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Belsh”

Vendim nr. 356, datë 14.04.2023 Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Belsh

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Perpara Respektimi i standardeve dhe kërkesave të Kodit Zgjedhor nga redaksitë e OSHMA-ve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara