E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përfaqësues të OSBE/ODIHR diskutojnë në AMA mbi përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, Armela Krasniqi, priti të enjten, përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it nga Misioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet, Giovana Maiola, analiste e medias, dhe Ružica Jovanović specialiste e medias, ku në fokus të takimit ishin përgatitjet nga AMA për procesin e monitorimit të mbulimit të fushatës elektorale nga OSHMA-të, për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Krasniqi informoi përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it me angazhimin konkret të Autoritetit, për bashkëpunimin me KQZ-në, për trajnimin e monitoruesve që do të pëfshihen në proces, për njoftimet kujtesë që ka adresuar tek OSHMA-të për nevojën e respektimit të standardeve dhe kërkesave të Kodit Zgjedhor etj.

Duke iu përgjigjur interesimit të Maiola dhe Jovanović, kryetarja e AMA-s prezantoi dhe përpjekjet që po bën prej më shumë se një vit e gjysëm institucioni në bashkëpunim dhe me përfaqësinë e Këshillit të Europës në Shqipëri, për përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe teknologjike të monitorimit. Ky element do të ndikojë në përmirësimin rrënjësor të performancës së AMA-s për proceset zgjedhore, por dhe për realizimin e angazhimeve të përditshme të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara audio/audiovizive.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE 

Perpara Aktivitete publike të cilat nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara