E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA në Takimin Bilateral Shqipëri – BE për çështje që lidhen me shoqërinë e informacionit dhe median

Një parfaqësi e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte pjesëmarrëse e Takimit Bilateral Shqipëri – BE në Bruksel, ku në fokus të prezantimeve dhe diskutimit ishin aspekte të ecurisë së zbatimit të standardeve të Kapitullit 10 të acquis, që lidhen me shoqërinë e informacionit dhe median. Takimi erdhi pas një procesi disamujor të bashkëpunimit të AMA-s me aktorë të tjerë publikë mbi këtë temë me shumë rëndësi në rrugën e integrimit evropian të vendit tonë.

Përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, dinamika e zbatimit të ndryshimeve në realitetin konkret shqiptar, por dhe planifikimi i hapave vijues – u prezantuan në mënyrë shteruese nga përfaqësuesit e AMA-s. Nga zyrtarët e BE-së, prezentë në takim pati dhe mjaft pyetje e komente mbi çështje të veçanta nga tregu mediatik shqiptar, ku për ato që lidhen direkt me transmetimet audio/audiovizive, përgjigjet u dhanë nga përfaqësuesit e delegacionit të AMA-s.

Në prezantimin e performancës së institucionit u përmendën angazhimet për pjesën e transpozimit të Direktivës 2018/1808, pikat kryesore të ndryshimeve që do ketë legjislacioni vendas; mbi rishikimin e Kodit të Transmetimit, si një proces që po vijon prej më shumë se një vit nga AMA në bashkëpunim dhe në konsultim me grupet e interesit; mbi projektet që zbaton dhe do zbatojë Autoriteti për përmirësimin e raportimit, për marrëdhëniet e punës së gazetarëve, për rritjen e sigurisë në kryerjen e detyrës së të gjithë profesionistëve të medias.

Delegacioni nga AMA kishte në përbërje Znj. Armela KRASNIQI, Kryetare, Znj. Kejsi ZIU, Drejtoreshë Juridike dhe Z. Arben MUKA, Drejtor i Monitorimit dhe Analizës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara Aktivitete Publike që nuk duhet të përfshihen në Transmetimet Audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara