Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), dhe Këshilli i Ankesave, organizuan ditën e mërkurën, datë 14.11.2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”. Qëllimi i kësaj Tryeze ishte skanimi i situatës përmes prezantimeve të studiuesve dhe ekspertëve të fushës, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre analitike në lidhje me gjuhën e urrejtjes […]
Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës (KPM), drejtuar nga Z. Muja Ferati, Kryetar i KPM-së, Zj. Violeta Hyseni Kelmeni Nënkryetare, Zj. Naile Krasniqi, Drejtoreshën Ekzekutive, dhe Anëtarët Zj. Vlorë Berisha, Zj. Anita Muriqi, Zj. Maja Slavic, Z. Xhemajl Krasniqi, zhvilluan ditën e hënë më 24 shtator 2018 […]
Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), po ju përsërisim disa informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund […]
PYETJE TË SHPESHTA A disponon AMA ndonjë material informues mbi lidhjen e dekoderave DVB-T2 me televizorin dhe informacione të tjera të nevojshme për procesin e digjitalizimit? Të gjitha këto informacione do t’i gjeni të ilustruara në Broshurën që AMA ka përgatitur që në fillim të procesit, të cilen mund ta gjeni në faqen zyrtare të […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka vendosur rindezjen e transmetimeve televizive analoge deri më 15 janar 2019. Duke folur të martën, më 11 shtator 2018, në një takim me gazetarët në zyrën e tij, kryetari i këtij institucioni, z. Gentian Sala, tha se, vendimi kishte si shkak situatën e krijuar në terren ditët e fundit, […]
Të hënën, më 10 shtator 2018, kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, z. Gentian Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku në fokus ishte mbyllja e transmetimeve analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Ai ka vlerësuar maksimalisht procesin, pasi në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, tashmë ndjekësit […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njofton se sot, më datë 10 shtator 2018, janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ju rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018. AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar. Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala. Fjala e lirë, intergriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike. Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me […]
[et_pb_section bb_built=”1″ _builder_version=”3.7″ background_color=”rgba(12,12,12,0)”][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text _builder_version=”3.7″] Në kuadër të përmbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, realizoi disa takime me operatorët kombëtare, rajonalë e lokalë, ku në fokus ishte shqyrtimi i disa kërkesave të tyre për shtyrjen e datës së mbylljes së transmetimeve analoge, paracaktuar më 31.07.2018. Operatorët kombëtare, të […]