E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA- KiE bashkëpunim për të rishikuar Kodin e Transmetimit dhe modernizimin e studios së monitorimit!

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi zhvilloi një takim me z. Cesare Pitea, menaxher i projektit rajonal Jufrex 2, komponenti Liria e Shprehjes dhe Medias në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të instrumentit horizontal II, projekt i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.

Bashkëbiseduesit u ndalen tek sfidat me të cilën përballen institucionet rregullatore dhe media në tërësi në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm.

Krasniqi dhe Pitea folën për projekte konkrete në kuadër të forcimit të kapaciteteve të institucionit të cilat shkojnë përkrah fokusit të këtij projekti që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Në këtë kuadër, AMA do të bashkëpunojë me Këshillin e Evropës për rishikimin e Kodit të Transmetimit. Gjatë këtij procesi, AMA do të asistohet nga ekpertë të KiE të cilët do të kontribuojnë në hartimin dhe standartizimin me praktikat dhe dukumentet më të mirë ndërkombëtarë.

Modernizimi i studios së monitorimit në AMA është një tjetër çështje për të cilën palët do të bashkëpunojnë. Ky projekt i vjen në ndihmë institucionit gjatë punës së përditshme duke rritur cilësinë, gamën dhe shpejtësinë e monitorimit.

Palët ndanë shqetësim përsa i përket identifikimit të viktimave të abuzimit seksual me të mitur, një çështje e ngritur gjerësisht në AMA nga shoqata, individë, ekspertë, etj. Në këtë drejtim po shikohet mundësia për të krijuar një mekanizëm në të cilën të përfshihen të gjitha institucionet që kanë rol në këtë proces, duke nisur nga Policia e Shtetit, AMA, Agjencia e Fëmijëve, media, etj, në mënyrë që kjo problematike të adresohet në mënyrën e duhur.

Perpara Identifikimi i viktimave të abuzimeve seksuale me të mitur është i papranueshëm
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara